Masakra në një shkollë në Austri/ Policia gjen letër lamtumire në banesën e autorit! Cili ishte motivi?
Një ngjarje tronditëse ka tronditur qytetin e Graz-it në Austri, ku një 21-vjeçar hapi zjarr në një shkollë, duke vrarë të paktën 10 persona, përpara se t’i jepte fund jetës së tij. Policia austriake ka njoftuar se në banesën e të riut, e cila ndodhej në zonën e Graz-it, është gjetur një letër lamtumire, që mund të hedhë dritë mbi motivet e masakrës.
Sipas të përditshmes “Kleine Zeitung”, letra është zbuluar gjatë kontrollit në shtëpinë e autorit, por përmbajtja e saj e saktë nuk është bërë publike. Ministria e Punëve të Brendshme të Austrisë ka konfirmuar sekuestrimin e letrës nga ana e policisë, ndërsa nuk ka dhënë informacione shtesë në lidhje me përmbajtjen.
Nga ana tjetër, e përditshmja “Kronen Zeitung” raporton se në letër autori kishte shkruar se ishte ndjerë i bulizuar, një fakt që ngre dyshime të forta se ngacmimi i vazhdueshëm mund të ketë qenë një nga arsyet që e çuan drejt aktit ekstrem.