Masakra në Malin e Zi! Thellohet bilanci, shkon në 12 numri i të vdekurve, autori vetëvritet

Rëndohet bilanci i masakrës në Malin e Zi, ku autoritetet lokale raportojnë për 12 të vrarë.

Aco Martinoviç autori i dyshuar i masakrës me 12 vitima në Cetinjë të Malit të Zi ka qëlluar veten në kokë pranë banesës së tij teksa prej orësh ndiqej nga policia.

Autori vrau katër persona në dy vendndodhje, dy fëmijë në të tretën dhe një person në dy të tjerat. Katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.