Masakra me 4 të viktima në Dobraç/ Lirohet nga qelia Gjuljo Vuksani, dyshohet se ….

Për personin e vetëm që mbahej i arrestuar për masakrën e Dobraçit, Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masen e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie. Bëhet fjalë për  Gjuljo Vuksanin  i cili dyshohet se ai siguroi automjetin tip Range Rover që u përdor nga autorët për të vrarë dy të rinj.

Mësohet se vendimi u dha nga gjyqytari i Posaçëm Erjon Çela, i cili pranoi kërkesën e SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Vuksani u arrestua nëntorin e vitit të kaluar si person i përfshirë në masakrën e Dobracit, ku u ekzekutuan Arlind Bushati dhe Hamza Lici si dhe humbën jetën cifti i bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Basha