Masakra e Shkodrës, kryeministri Rama: Bandat janë brenda perimetrit të tyre dhe brenda atij perimetri po goditen
Duke iu referuar atentatit në Dobraç me 3 viktima, kryeministri Edi Rama tha se statistikat e vrasjeve janë në shifrat më të ulëta që ka shënuae ndonjë herë
Vrasjet e të pafajshmëve në atentate, Rama i cilësoi tragjedi.
“Me krimin po ndodh që është më i zbrapsur se kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Patjetër që janë tragjedi, por ne e kemi marrë detyrën me 110, 115 vrasje në vit. Dhe sot jemi në numrin më të ulët të vrasjeve që vjen duke u ulur progresivisht. Nuk besoj që ka një perceptim të tillë publik. Ne bëjmë anketime të përmuajshme. Policia e Shtetit vlerësohet nga qytetarët, sepse ata e ndërtojnë perceptimin…Bandat janë brenda perimetrit të tyre dhe brenda atij perimetri po goditen. Në këtë shtet ka organe që merren me atë punë dhe është Prokuroria e Posaçme që po bën goditje, por duhet edhe t’I provojë ato gjëra se aty ka shumë llum…” tha Rama.