Masakra e Dobraçit, RENEA kontroll në banesën e Izmir Sakicës, i dyshuar si autor i vrasjes së Hamza Licit

RENEA ushtroi kontroll në banesat e eksponentëve të krimit në Shkodër. Në fokua ishin ato të Bajrave, ndërsa është kontrolluar edhe banesa e Izmir Sakicën.

Ai dyshohet si autor i masakrës së Dobraçit, ku mbeten viktimë 4 persona, mes të cilëve Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Lici ndërroi jetë në vend, ndërsa Arlind Bushati luftoi për jetën në spital për disa orë pasi mori një plumb në kokë. Lici dhe Bushati po udhëtonin nga Shkodra drejt Koplikut me makinën tip Benz me targa kroate, në momentin që u qëlluan.

Viktima Hamza Lici është vëllai i Ibraim Licit, i kërkuar për vrasje.