Masakra e “Dobraçit” dhe “Far-Westi” i Vaut të Dejës hetohen nga SPAK në 1 dosje të vetme, dyshimet e hetuesve
Masakra e Dobraçit me 4 viktima dhe tentativa e vrasjes së vëllezërve Andrea dhe Sandër Prendi do hetohen nga SPAK si një dosje e vetme. Kjo pasi sipas organit të akuzës ka indicie të forta se fshihen anëtarët e të njëjtit grup kriminal në Shkodër.
Ngjarja e 30 Tetorit 2024 në Dobraç, ku mbetën të vrarë 4 persona dhe ngjarjen tjetër atë të ndodhur në muajin Gusht 2024, në zonën e Vaut të Dejës.
Gjatë një shkëmbimi të shtënash, u tentua të vriten dy vëllezërit. SPAK dhe policia e Shkodrës, kanë ngritur dyshime se në këto dy ngjarje janë përfshirë, Izmir Sakicaj, Samuel Troshani si dhe persona të tjerë që i përkasin aleancës kriminale “Bajri-Bilali”.
Megjithëse kur ka ndodhur ngjarja e masakrës së “Dobraçit”, Astmer Bilali, ndodhej i izoluar në burgun e Reçit, policia ushtroi një kontroll në qelinë e tij në këtë burg. Gjatë kontrollit, Bilalit ju gjet dhe sekuestrua një aparat celular, i cili tashmë është çuar për ekspertim laboratorik në SPAK, me shpresën e gjetjes së një prove.
3 muaj nga ngjarja e rëndë e Dobraçit, ku mbetën të vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve Bashkim e Flutura Basha, policia dhe SPAK ende nuk ka asnjë person të arrestuar.