“Masakër” në Shkodër policia vret disa qen gjatë operacionit policor

Dhjetëra forca policie dhe FNSH të Shkodrës kanë bastisur një banesë në orët e para të mëngjesit të se hënës në fshatin Shtoj i vjetër.

Sipas burimeve ata kanë ushtruar kontroll në orën 05:00 në banesën e shtetasit Eliger Hato i cili është vëllai i Eljon Hatos një emër i njohur për drejtësinë dhe lidhjet me Ervis Martinaj.

Mësohet se forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë vrarë disa qen të shtëpisë gjatë kontrollit të banesës.

Objekt i kontrollit, sipas burimeve, ka qenë kapja e Eljon Hatos, i shpallur në kërkim nga SPAK. Por çuditërisht kontrollet ushtrohen në banesën e vëllait të tij i cili s’ka lidhje me aktivitetin e të vëllait.

Pamjet e qëllimit me arme drejt qenve qe mesa kuptohet i janë vërsulur punonjësve të policisë janë tejet te renda te pa transmetueshme.

Sipas informacioneve ky është kontrolli i disatë që behet ne banesën e vëllait të Eljon Hatos. Ndërkohë burime nga policia thonë se ndërhyrja është e bazuar ne ligj megjithëse kafshët e pafajshme nuk kishin asnjë përgjegjësi.