Masa të rrepta sigurie në burgje për zgjedhjet e 11 majit, mbi 3 mijë të dënuar do të votojnë

Policia e Shtetit dhe Policia e Burgjeve kanë marrë masa të forta sigurie për të garantuar mbarëvajtjen e procesit të votimit në burgje dhe paraburgime më 11 maj, ditën kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare.

Më shumë se 3 mijë të dënuar do të kenë të drejtë vote, ndërsa nga listat janë përjashtuar të burgosurit që nuk përfitojnë këtë të drejtë për shkak të veprave penale për të cilat janë dënuar apo janë ende nën hetim.