Masa të reja për vizat amerikane, ambasada e SHBA njoftim të rëndësishëm për aplikantët
- 6 December, 2024
Ambasada e SHBA në Tiranë me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizat amerikane.
“Duke filluar nga e hëna, datë 9 dhjetor 2024, do të hyjnë në fuqi masa të reja sigurie për intervistat në Konsullatën Amerikane.❗️Aplikantët nuk do të lejohen të sjellin me vete çanta shpine, bagazhe ose çanta dore në ambientet e konsullatës.
Këto masa janë të nevojshme për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e procesit të intervistave për të gjithë aplikantët. Ne kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në respektimin e këtyre udhëzimeve dhe vlerësojmë mbështetjen tuaj në mbajtjen e një procesi të sigurt dhe të qetë për të gjithë”, thuhet në njoftim.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ