Martesa e Jeff Bezos, dasma e shekullit! Menu 1000 euro për person, 500 shefa kuzhine dhe spektakël luksi në Venecia
një dasmë që mediat e kanë quajtur tashmë si “dasma e shekullit”. Ceremonia madhështore pritet të zhvillohet në fund të qershorit në Venecia, do të zgjasë tre ditë dhe do të ketë mbi 200 të ftuar, përfshirë biznesmenë të njohur dhe yje të Hollivudit.
Sipas Wall Street Journal, kostoja e dasmës do të arrijë të paktën 10 milionë dollarë. Vetëm shërbimi ushqimor do të kapë shifrën e 1000 eurove për person, ndërsa mbi 500 kuzhinierë, stilistë ushqimi dhe artistë koktejlesh do të kujdesen që çdo detaj të jetë perfekt. Më shumë se 80,000 trëndafila, një shfaqje me dronë dhe holograme, si dhe fustane nusesh të dizajnuara nga emra të njohur të modës, do të krijojnë një atmosferë që pritet të ngjajë më shumë me një shfaqje teatrale sesa me një dasmë tradicionale.
Ceremonia, e përshkruar si intime, do të ketë pjesëmarrjen e familjes dhe miqve më të ngushtë të çiftit. Në listën e të ftuarve janë përmendur emra si Ivanka Trump dhe Jared Kushner, Kris Jenner, Kim Kardashian, Katy Perry, Orlando Bloom, ndërsa nuk përjashtohet pjesëmarrja e Oprah, Bill Gates dhe Miranda Kerr.
Të ftuarit pritet të akomodohen në disa prej hoteleve më luksoze të qytetit, si Aman Venice dhe Gritti Palace, me kosto që arrijnë deri në 500,000 dollarë nata. Po ashtu, jahti i çiftit do të përdoret për ekskursione dhe sesione fotografike, duke rritur më tej kostot e eventit.