Marta Kos mesazh urimi për Edi Ramën: Momenti për zgjerimin e EU është real, le ta shfrytëzojmë së bashku!
Komisioneria Europiane për Zgjerim, Marta Kos ka uruar përmes një statusi në rrjetet sociale kreun e PS, Edi Rama.
Në mesazhin e saj, ajo shton se pret me padurim vazhdimin e bashkëpunimit. Ndërkaq, ajo shton se është momenti real për tu zgjerimin e Bashkimit Europian.
“Urime për Edi Ramën. Pres me padurim vazhdimin e bashkëpunimit tonë të mirë në ndjekjen e reformave të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE. Momenti për Zgjerimin e EU është real, le ta shfrytëzojmë së bashku! “ shkruan Kos.
Congratulations to @ediramaal.
I look forward to continuing our good cooperation in pursuing Albania’s reforms for its EU accession.
The momentum for #EUEnlargement is real, let’s seize it together! 🇪🇺🤝🇦🇱
— Marta Kos (@MartaKosEU) May 14, 2025