Marrëveshja me Italinë për emigrantët/ Reagon Basha: E papranueshme, Rama nuk ka mandat për të negociuar diçka të tillë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për marrëveshjen e firmosur mes Italisë dhe Shqipërisë për ndërtimin e 2 qendrave ku do të strehohen emigrantë të paligjshëm të ardhur nga Afrika.

Basha e cilësoi si një marrëveshje të papranueshme, duke u shprehur se Rama do të përballet me interpelancë në Kuvend sapo të kthehet nga Italia. Ai tha se nuk mundet që një vend të cilit po i largohen të rinjtë dhe profesionistët të hapë dyert për emigrantë të paligjshëm.