Marrëveshja me Italinë, 30 emigrantë të dëbuar priten të mbërrijnë sot në Shëngjin

Një tjetër grup emigrantësh është transferuar nga italia në Shqipëri. Ata priten të mbërrijnë ditën e sotme në vendin tonë. Anija Spica e Marinës Ushtarake italiane, me rreth 30 migrantë në bord, u nis mëngjesin e së martës nga porti i Brindisit drejt Qendrës së qëndrimit për riatdhesim në Gjadër. Në bord ndodhen persona me kombësi të ndryshme.

Sipas Ministrisë së Brendshme italiane, 30 migrantë janë riatdhesuar tashmë nga qendra në Gjadër. Sipas dekretit të qeverisë italiane, emigrantët do të qëndrojnë në kampin e Gjadrit deri në deportimin në vendet e origjinës, me një afat maksimal që nuk kalon 18 muaj. Ky kamp, i cili fillimisht ishte parashikuar për strehimin e përkohshëm të azilkërkuesve të shpëtuar në det nga anijet italiane, për një periudhë deri në 28 ditë.

Por me dekretin e ri të qeverise Meloni, “Gjadri” do të shërbejë edhe si qendër ndalimi për emigrantët që nuk kanë më të drejtë azili dhe pritet të deportohen në vendet e tyre të origjinës.