Marrëveshja e pafirmosur në Ohër/ Kurti viziton të dielën Tiranën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vizitojë ditën e dielë Tiranën.

Mësohet se Albin Kurti do të takohet me kryeminsitrin Edi Rama dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Nuk dihet akoma arsyeja dhe axhenda e saktë e takimit por besohet të jetë në funksion të marrëveshjes së pafirmosur në Ohër, informimit të Shqipërisë me qëllim që edhe qeveria jonë të jetë e qartë në lobimin ndërkombëtar.