“Marrëdhëniet me Shqipërinë, gati sa nuk kanë prekur fundin”- Ramush Haradinaj kritika të forta Albin Kurtit: Veprimet e tij në përputhje të plotë me axhendën e Serbisë dhe Rusisë

Ramush Haradinaj vlerësoi bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës, por kritikoi fort qeverinë e Albin Kurtit.

Në fjalën e tij, Haradinaj u shpreh se veprimet e Albin Kurtit janë në përputhje të plotë me axhenden e Serbisë dhe të Rusisë.

Madje teksa iu drejtuar kryeministrit Rama dhe kryeparlamentares Spiropali, ai tha se në 4 vitet e qeverisë së Kurtit, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë në pikën më të ulët.

“Unë mendoj se cdo veprim i Kurtit është në përputhje të plotë me axhenden e Serbisë dhe të Rusisë. Dora e tij përçarëse ka depërtuar edhe në Maqedoni dhe në Presheve. Madje e bëri edhe një përpjekje në Shqipëri, por ju nuk e latë. Marrëdhëniet me Shqipërinë këto 4 vjet gati sa nuk e kanë prekur fundin dhe ju e dini mirë ketë”, tha Kurti.

Haradinaj kërkoi një ndihmë  ngha ana e Shqipërisë, pasi sic tha ai është jetike për Kosovën dhe sigurinë e saj.

“Duam ndihmën për anëtarësimin direkt në NATO dhe atë jo vetëm përmes partneritet për paqe, sepse është i konsumuar me planin 10 vjeçar të krijimit të ushtrisë, por përmes planit aksional të anëtarësimit.