Marrëdhënie intime në zyrën e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici kërkon pafajësi: Kam vetëm përgjegjësi morale!
Tirane- Ish kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici kërkon pafajësi në gjykatë.
Ai ka deklaruar se ka rënë pre e një kurthi të ngritur nga kundërshtari I tij Abedin Uruçi I cili sipas tij ka bashkëpunuar me Alma Kaçin.
“Kam vetëm përgjejgësi morale. I kërkoj ndjesë familjes time e qytetarëve të Kukësit” ka thënë ai.
Sot në GJKKO ishte seanca për dhënien e konkluzioneve të palës mbrojtëse dhe ish kreu I bashkisë ka kërkuar që të mbajë fjalën.
Kam disa gjëra shtesë për të thënë përpos atyre që tha avokati. Përplasja ime me Abedin Oruçin ka nisur që në vitin 2019 kur unë në cilësinë e kryetarit të bashkisë I hoqa atij rrethimin me kangjella hekuri te sheshi para bashkisë sepse nuk ishte pronë e tij. Fakti që nuk ishte pronë e tij e provova në bazë të dokumenteve në kadastër. Bëhet fjalë për 9.3 dynym tokë.
Lajmi ne perditesim…