Marrëdhënia me Gjestin dhe Egli Tako, Olsi Bylyku “thyen” heshtjen: Ka pas debatin dhe kënaqësinë! Për çfarë ta kem kuriozitetin?

Olsi Bylyku ka thyer heshtjen teksa ka folur sërish mbi marrëdhënien e tij me Egli Takon.

Në podcastin e Dalina Buzit, këngëtari ka konfirmuar se ruan respekt për ish-partneren e tij, madje duke i uruar fitoren e kompeticionit, Big Brother Vip Albania 4.

Sipas tij, çdo gjë mes tyre ka përfunduar dhe nuk ka ndjenja për njëri-tjetrin.

“Kam shumë respekt për atë gocë pasi kam kaluar shumë vite më të. Dhe në fakt i uroj fitoren. Me vetën time kam thënë si ka mundësi që nuk ka shkruajtur njeri për atë partnere që kam në shtëpi. Për të vetmen gjë që jam mirënjohës, për partneren që kam momentalisht është fakti i besimit që ka tek unë dhe kurrsesi nuk është bërë palë e asgjëje që ka lidhje me partneren që kam pasur, e që tani është në Big Brother. Sigurisht unë vlerësoj fjalët që ka thënë në Big Brother për mua. Marrëdhënie që ka pas respektin, debatin, kënaqësinë, çdo lloj gjëje që ka pasur një çift i ri. Ka qënë periudhë shumë e bukur. Kam bërë edhe dy projekte shumë të suksesshme. I uroj shumë suksese dhe fitore. Është një gocë shumë me ego dhe ambicie.

Marrëdhënia me Gjestin? Me thënë të drejtën nuk e kam parë. Për çfarë ta kem kuriozitetin? Në momentin që ke pasur një marrëdhënie me të, ke nejtur 5 vite më të, ke qënë 19 vjeç. Është shumë dhe është edhe pak. Ne kemi nejt në shtëpinë e prindërve. Ajo vinte me ditë dhe qëndronte aty. Unë nuk mendoj se duhet të penalizohemi, për shkak se jemi edhe njerëz publik. E rëndësishme është që siç ajo e ka deklaruar dhe unë e kam deklaruar që kemi respekt për njëri-tjetrin. Kjo na e lehtëson që të mos e kem problem edhe ta shikoj në atë Show, apo ajo të dëgjojë apo të më shikojë projektet e mia dhe këngët e mia. Sepse mendoj që nuk janë më ndjenjat, pasi nëse do të ishin do të ishte më e vështirë”.