Mark Zuckerberg çudit të ftuarit: Heq kostumin në skenë dhe performon për 40-vjetorin e bashkëshortes!

Mark Zuckerberg ka tërhequr vëmendjen me një performancë të pazakontë gjatë festës së 40-vjetorit të bashkëshortes së tij, Priscilla Chan.

Në një festë luksoze mes familjarëve dhe miqve, themeluesi i Meta-s surprizoi të pranishmit kur u ngjit në skenë i veshur me një kostum të zi. Por surpriza nuk përfundoi aty, pasi ai nisi ta hiqte kostumin, duke zbuluar poshtë tij një veshje të pazakontë dhe më pas performoi një këngë të Benson Boone, duke lënë të ftuarit me gojë hapur.

Gjesti i tij u prit me entuziazëm nga të ftuarit, ndërsa Chan u duk e emocionuar nga surpriza e veçantë e bashkëshortit të saj.