Marine Le Pen shpallet fajtore për përvetësim fondesh të BE-së, përjashtohet nga politika për 5 vjet
Liderja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, është përjashtuar nga politika aktive për pesë vjet, pasi një Gjykatë franceze e shpalli atë fajtore për përvetësim të fondeve të Bashkimit Evropian.
Së bashku me të, edhe tetë eurodeputetë të partisë Rassemblement National janë dënuar për përfitim të jashtëligjshëm të fondeve publike. Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë, duke e ndaluar Le Pen të marrë pjesë në politikë për një periudhë pesëvjeçare.
“Marine Le Pen shpallet fajtore për përvetësim të fondeve publike në shumën prej 474 mijë eurosh,” deklaroi kryetari i gjykatës.
Prokurorët kanë kërkuar gjithashtu një gjobë prej 300 mijë eurosh dhe një dënim me burg për Le Pen, si dhe ndalimin e saj nga çdo post politik. Ky vendim është një goditje e rëndë për karrierën e saj politike dhe për partinë e saj në prag të zgjedhjeve në Francë.