Manovra të rrezikshme në autostradën Durrës-Tiranë, gjobitet me 200 mijë lekë shoferi i kamionit

Një shofer kamioni është gjobitur me 200 mijë lekë të vjetra pasi u filmua duke kryer manovra të rrezikshme në autostradën Durrës-Tiranë.

Denoncimi u bë nga një qytetar në rrjetet sociale, i cili filmoi momentin kur kamioni kryente parakalime të gabuara. Pas verifikimeve, Policia Rrugore e Tiranës vendosi ndaj tij masën administrative prej 20 mijë lekësh të rinj, sipas nenit 350 të Kodit Rrugor.