Manja replika me Gjekmarkaj: Me një valle tropoje ja fute Gjinit dhe e nxore në listë të hapur! Berisha është Ati yt shpirtëror
Vijojne replikat “thumbuese” mes dy drejtuesve politik të Lezhës, Ulsi Manja dhe Agron Gjemarkaj.
Ministri i drejtësisë Manja shkruan se Gjekmarkaj duhet të bëj vetë politikë ,
“Më thanë që më paske kthyer përgjigje, o profesor! E si paske thënë sonte aty te salla e vogël në Lezhë, nga ku prezantove dy miqtë e tu, që po të digjet zemra ti shohësh në parlament, o profesor? Që ke At shpirtëror At Zef Pllumin? Dhe që duhet të skuqemi kur ja zëmë emrin me gojë Fishtës?! Që e duam Fishtën patronazhist?!
Unë të thashë që bëj politikë me mendjen e profesorit dhe jo të doktorit tënd , se me mend e tij vetëm “dokrra hinit” nxjerr prej goje. Por po shoh që janë duke të bërë lëmsh mendimet, e të tjera “dokrra hinit” do t’u thuash lezhjanëve. Por ndaje mendjen, profesor: ke At shpirtëror, At Gjergj Fishtën dhe At Zef Pllumin, apo At Sali Komunistin?
Mos u përgjigj vërtik, bluaje pak kandarin, kthema përgjigjen me mendjen e profesorit, se me një valle tropoje ja fute Gjinit dhe e nxore në listë të hapur – aty po u tregove profesor!” shkruan Manja.