“Manipulim në zgjedhje”, PD kërkesë KQZ: Na vini në dispozicion dokumentacionin lidhur me procesin e votimit nga Diaspora
Partia Demokratike i ka drejtuar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të vënë në dispozicion dokumentacionin lidhur me procesin e votimit nga Diaspora.
PD kërkoi ndarjen e zarfeve që vinin nga Greqia, që në nisje të procesit të numërimit të votave të diasporës pasi pretendojnë për manipulim. Votat e ardhura nga Greqia janë lënë për t’u numëruar të fundit.
PD kërkon:
- Dokumentacionin juridiko-ligjor që vërteton se çdo zgjedhës me banim jashtë vendit, i regjistruar në platformën PER:
• është identifikuar me dy dokumente personalisht zarfin,
- është pajisur me kod të sigurisë përmes marrjes dorazi të tij,
- ka firmosur për marrjen e zarfit,
- dhe zarfat janë koduar nga njëjtat identifikimi, dhe
(iv) në rast të mungesës së plotësimit të tre kritereve të mësipërme, zarfi i votuesit joaktiv është kthyer pas në KQZ;
- Numrin e fletëve të votimit (zarfave) të diasporës të papërdorura, vendndodhjen aktuale të tyre dhe kushtet e sigurisë. Kërkojmë rakordimin e inventarit të këtyre zarfeve në çdo fazë të procesit: zarfim, dorëzim tek DHL dhe gjendja faktike e tyre sot – të mbështetur me dokumentacion provues të plotë;
- Numrin e fletëve të votimit të diasporës të vulaosura nga KQZ, por ende të papërdorura (pra, të pashpërndara – përfshirë këtu edhe ato të fondit rezervë);
- Sasinë e zarface A dhe B të papërdorura dhe vendndodhjen fizike aktuale të tyre;
- Procesverbalet dhe akt-konstatimet e mbajtura nga administrata e KQZ, që tregojnë saktësisht:
- sa zarfa janë dorëzuar nga KQZ tek DHL,
- sa janë kthyer mbrapsht si zarfa të parregullta për t’u marrë në administrim/shpërndarje nga DHL,
- si dhe ato që janë kthyer nga DHL