Mandati i Olta Xhaçkës/PS i përgjigjet SHBA-së pse nuk çoi në Kushtetuese, Peleshi: Ka paqartësi

SHBA e quajti hap jo të duhur vendimin për mos dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese. Peleshi u shpreh se ajo që ndodhi nuk është moszbatim i vendimit të GJK, por një paqartësi që rrethon çështjen, në lidhje me atë se cila e drejtë prevalon.

Ndaj sipas tij edhe kryetarja e Kuvendit i është drejtuar me një letër Komisionit të Venecias.

“E zbatuam vendimin për futjes në seancë të çështjes. Kaloi në Këshillin e Legjislacionin dhe u zbatua vendimi për ta trajtuar në seancë. Mocioni nuk përparon dot për shkak të qëndrimit, që është shprehje e paqartësisë. Fjala kyçe është paqartësi. Të gjithë palët janë në të drejtën e tyre por se cila e drejtë prevalon kjo nuk është e qartë. Nuk bëhet fjalë për kundërshtim të Gjykatës Kushtetuese. Ne e zbatuam sa i takon futjes në seancën e parë plenare, data 12 shtator…Është e vërteë që ky mocion nuk përparon dot për shkak të votimit abstenim, pro e kundër që është shprehje e paqartësisë. Të gjithë palët janë në të drejtën e tyre por cila palë prevalon, e drejta e deputetit për të votuar si do, apo detyrimi për të votuar sipas vendimit të gjykatës Kushtetuese”, tha Peleshi. 

 

 

 

Check Also

Protesta para bashkisë/ Opozita ndryshon skemë! Nga molotov, qëllojnë me sapun godinën

Opozita ka ndryshuar skemë këtë të premte në protestën para bashkisë së Tiranës. Kësaj radhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *