Komisioni i Venecias ka shqyrtuar sot, më 6 Dhjetor 2024, çështjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçkës, në përputhje me kërkesën e parashtruar nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë. Opinioni për këtë çështje është miratuar nga Komisioni dhe, pritet të publikohet në ditët në vijim, thuhet në komunikatën zyrtare të Kuvendit.
NJOFTIMI I PLOTE:
Opinioni i kërkuar nga Kryetarja e Kuvendit, me shkresën nr. 3457, datë 13.09.2024, është miratuar nga Komisioni i Venecias, në mbledhjen e mbajtur sot më datë 6 Dhjetor, në Venecia, Itali.
Ky Opinion do të botohet nga Komisioni i Venecias, sipas rregullave dhe procedurave të aplikueshme prej tij.
Deri në datën e publikimit, Kryetarja e Kuvendit, në cilësinë e kërkueses së këtij opinioni, do të vijojë të respektojë ruajtjen e konfidencialitetit të dokumentit në fjalë, siç ka bërë deri më sot, në zbatim të detyrimeve që përcaktohen në rregullat e punës së Komisionit të Venecias.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ