Manchester City shkruan historinë, fiton Champions League për herë të parë
Mançester City fiton për herë të parë Uefa Champions League. Anglezët fituan 1-0 ndaj Interit në Stamboll. Goli i fitores u shënua nga Rodri në pjesën e dytë. Titulli i tretë për Pep Guardiolën në karrierë.
Kjo ishte fitorja e parë për Cityn që vjen pas një dekade të mbushur me suksese në Angli, por edhe trofeu i tretë për Pep Guardiolën, pas dy fitoreve me Barcelonën.
Trofeu i Champions League ishte ai që i mungonte skuadrës për të realizuar tripletën historike të trofeve, pasi këtë sezon fitoi edhe titullin kampionat dhe FA Cup.
Inter gjithsesi largohet me kokën lart, pasi zhvilloi një ndeshje të mirë dhe pas pësimit të golit pati edhe dy raste flagrante për të barazuar. Zikaltrit u mbrojtën mirë dhe me futjen e Lukakut në pjesën e dytë u gjallëruan edhe në sulm. Por me gjithë përpjekjet deri në sekondën e fundit, italianët nuk ia dolën dot. Kjo është finalja e katërt radhazi që përfundon me rezultatin 1-0.