“Mami im”, “Min Yoon-gi është kryetari…”- Fletët “meme” të votimit. Durrësi rekord
Shënimet e çuditshme në fletët e votimit nuk kanë munguar as në zgjedhjet lokale të 14 majit. Fotot që vijnë nga fletët e votimit janë thjesht epike. Një votues në bashkinë e Tiranës ka preferuar që votën mos t’ja japë asnjë kandidati por mamit të vet.
Votuesi që padyshim duhet të jetë në moshë të re, e ka bërë votën e tij automatikisht të pavlefshme pasi ka shtuar një kandidate për kryetar bashkie. Ajo është mami i tij/e saj.
Ndërsa në bashkinë e Pogradecit një tjetër votues/e “ka lënë dhe një mbishkrim i/e pakënaqur nga kandidaturat për këtë bashki. Ylli i repit Korean Min Yoon-gi është kryetari i bashkisë që votuesi dëshiron. Në fund të fletës së votimit është vizatuar edhe një zemër e madhe për të treguar dedikimin ndaj yllit të repit që performon në Korenë e Jugut
Numëruesit tregojnë nga kamera fletën e votimit, duke e shpallur të pavlefshme ndërsa numëruesi tjetër qesh dhe lexon ç’ishte shkruar. “E pavlefshme, çfarë thotë? Forca Milan!,”-dëgjohet në një video të publikuar dhe të shpërndarë masivisht në rrjetet sociale.
Sakaq një rekord fletësh votimi janë shpallura të pavlefshme në zgjedhjet lokale, vetëm në Bashkinë e Durrësit numërohen plotë 2465 fletë votimi të pavlefshme.