“Mami eja!”/ Detaje nga plagosja në Fier, 40-vjeçari u qëllua me armë zjarri nga i dashuri i bashkëshortes, ngjarja ndodhi në sy të fëmijës 10-vjeçar!

Detaje të reja dalin lidhur me plagosjen e 40-vjeçarit me iniciale G.H në Fier, i cili u qëllua me armë zjarri nga i dashuri i bashkëshortes së tij, ngjarje kjo e ndodhur pesë ditë më parë.

40-vjeçari i plagosur ndodhet aktualisht në spital në gjendje kritike për jetën.

Autor i plagosjes është Klement Beqaj, 25 vjeç.

Beqaj ishte në një lidhje me bashkëshorten e 40-vjeçarit, 29-vjeçaren Melisa Beluli. Ndërkohë që mësohet se çifti ishin në proces divorci.

Mësohet se 40-vjeçari është qëlluar me armë në sy të djalit të tij 10 vjeç. Ka qenë i mituri ai që ka telefonuar të ëmën dhe i ka kërkuar që ta marrë.

Duke qenë që çifti ishin në proces divorci, djali rrinte gjatë ditës me të atin dhe në mbrëmje shkonte tek nëna.

Telefonata ka qenë e tensionuar, dhe më pas 29-vjeçarja ka shkuar së bashku me të dashurin në lokalin ku gjendej 40-vjeçari. 25-vjeçari ka goditur bashkëshortin e të dashurës.

Beqaj dhe Beluli më pas janë arratisur. Ata janë shpallur në kërkim prej një jave nga policia.