Mallra kontrabandë nga Greqia me dokumente false, 6 zyrtarë në hetim! Mes tyre edhe drejtori i Përgjithshëm dhe 2 specialistë
Drejtoria e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe specialistë të saj janë nën hetim për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, pas një ngakese kontrabandë në Doganën e Kapshticës.
Tre doganierë dhe dy specialistë për Hetimin Doganor janë proceduar penalisht për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi dyshohet se kanë manipuluar dokumentet për regjistrimin e një ngarkese me mallra ushqimore.
Sipas hetimeve, më 15 prill 2025, ata nuk kryen procedurat doganore të nevojshme për kalimin e një kamioni që transportonte mallra ushqimore dhe regjistruan ngarkesën me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.
Incidenti ka sjellë pasoja të rënda për hetimin e rastit, pasi nuk janë njoftuar organet kompetente për më shumë se 15 orë pas njoftimit të rastit.
Në mesin e të proceduarve janë:
Vasfi Toska, 49 vjeç, banues në Korçë,
Erjon Gozhdari, 45 vjeç, banues në Tiranë,
Anxhela Elezi, 39 vjeçe, banuese në Korçë, të cilët janë doganierë në Kapshticë,
Dorian Doka, 38 vjeç, Drejtor i Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave,
Kejdi Kacupi dhe Genti Tashana, specialistë të Hetimit Doganor, gjithashtu nën hetim.
Procedimi penal ndaj tyre ka nisur pas hetimit nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, ndërsa materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Korçës për hetime të mëtejshme.