“Mallkimi i bashkisë”/ Pas Veliajt edhe Anuela Ristani do të paraqitet në SPAK: Zbulohet arsyeja…

Ditën e hënë do të mbahet në Gjykatën e Posaçme seanca për kryebashkiaken e komanduar të bashkisë Tiranë, Anuela Ristanit. Kjo e fundit u kallëzua për shpifje nga emisioni investigativ “Piranjat”. Seanca do të zhvillohet në orën 13:00.

FLETË THIRRJE

Thirret i dëmtuari/akuzues Edon Kuqi, i datëlindjes 01.08.1996, me adresë Redaksia e Emisionit ” Piranjat”, Rruga “Aleksandër Moisiu”, “AA Company” Tiranë, me numër telefoni 0692051757të paraqitet para kësaj Gjykate më datë 23.06.2025, ditë e hënë, ora 13:00 për t’u dëgjuar në seancë pajtimore me të dëmtuar akuzues Edon Kuqi, me të akuzuar Anuela Ristani, për kryerjen e veprës penale të “Shpifja” të parashikuar nga neni 120 i Kodit Penal.

Mosardhja shkakton pasoja sipas ligjit, pasi referuar dispozitave ligjore e kodit të procedurës penale në rast të mosparaqitjes tuaj gjykata do te vendose pushimin e ceshtjes.

Tiranë, më 17.06.2025

GJYQTAR BIB NDRECA