Për herë të parë në juglindje të vendit organizohet një aktivitet i veçantë për personat me aftësi të kufizuara, të cilët kanë shkelur mbi tapetin e kuq
Ky aktivitet është organizuar në Maliq nga organizata humanitare, biznese të zonës, institucione shtetërore dhe të rinj vullnetarë të zonës
Plator Collaku tregon se “Night to shine” organizohet në mbi 400 vende të botës, ku pjesëmarrës janë mbi 600 mijë të ftuar e ku vëmendja kryesore është tek fëmijët me aftësi të kufizuara.
Kjo kategori shoqërore, sipas kryetarit të bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu kërkon më tepër vëmendje nga ana e institucioneve shtetërore.
Pjesë e këtij eventi ka qenë dhe këngëtarja e njohur Eneda Tarifa, e cila ka suprizuar të pranishmit e ne veçanti Marian 15 vjeçare.
Në qarkun e Korçës janë më shumë se 300 fëmijë me aftësi të kufizuara, autizem dhe sindromën down ndërkohë që dy qendra që merren me trajtimin e këtyre personave.