Makth në ajër! Avioni merr flakë gjatë fluturimit, shkak një lepur…
Një fluturim i United Airlines u kthye në makth për udhëtarët në mes të muajit prillit, pasi një nga motorët e avionit mori flakë gjatë ngritjes. Fajtori pas kësaj situate të pazakontë ishte një lepur i vogël, që u thith nga motori në momentin që avioni po ngrihej nga pista.
Fluturimi UA2325 i United Airlines ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Denverit me destinacion Edmontonin, në Kanada. Pak momente pas ngritjes, pasagjerët dhe ekuipazhi panë motorin e djathtë të avionit të përfshihej nga flakët, duke përjetuar çaste paniku.
Hetimet treguan se gjatë ngritjes avioni Boeing goditi një lepur që ndodhej në pistë, duke shkaktuar dëmtimin e motorit. Për fat të mirë, ekuipazhi reagoi me profesionalizëm dhe avioni u ul në mënyrë të sigurt pa shkaktuar të lënduar mes pasagjerëve apo stafit.