‘Makineria Cristiano Ronaldo’ shtyp tjetër faqe në historinë e futbollit botëror

Dopietë golash për të festuar një rekord të ri botëror.

Cristiano Ronaldo tashmë është lojtari më më shumë prezenca në historinë e lojës më magjike. Ndaj Lihtenshtejnit, 38-vjeçari koleksionoi takimin numër 197 me fanellën luzitane. Shifra që tejkalojnë edhe një ikonë të futbollit kuvajtian si Bader Al-Mutaëa.

Ronaldo bëri debutimin e tij për kombëtaren portugeze më 20 gusht 2003 në një miqësore kundër Kazakistanit. Katër vite më pas, ai mori shiritin e kapitenit në miqësoren me Brazilin, rol që e ka luajtur për kombëtaren luzitane në 134 raste.

Që në vitin 2021, ai ishte bërë futbollisti më me pjesëmarrje në historinë e një kombëtareje evropiane , duke kaluar rekordin e Sergio Ramos. Pas tij, përveç spanjollit me 180 duele, janë Gianluigi Buffon me 176 dhe Iker Casillas në kuotën e 167 sfidave.

Që nga 1 shtatori 2021, Ronaldo është edhe lojtari më më shumë gola në historinë e kombëtareve, tashmë 120 realizime me Portugalinë. Rekorde që vështirë se mund të thyhen, duke parë se 5 herë fituesit e Topit të Artë nuk ka ndërmend të var këpucët në gozhdë. 

Check Also

Mori drejtimin e Komisionit Hetimor dhe nuk lejoi opozitën të merrte pjesë në mbledhje/ PD kallëzon në SPAK Plarent Ndrecën dhe Genc Gjonçajn

Grupi Parlamentar i PD-së ka paditur në Prokurorinë e Posaçme, deputetin socialist Plarent Ndrecajn, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *