SPAK ka bërë kërkesë GJKKO-së për konfiskimin e pasurive të sekuestruara të Florenc Çapias. Bëhet fjalë për 10 pasuri që janë në pronësi të Florenc Çapjas dhe personave të lidhur me të, duke përfshirë familjarë të tij. Prokuroria ka kërkuar konfiskimin përfundimtar të këtyre pasurive të cilat figurojnë në emër të babait dhe nënës së Çapjas, Fejzulla Ramazan Çapia dhe Xhemile Bajram Çapia, Bledar Muçës, krahut të tij të djathtë i ekzekutuar në Belgjikë në vitin 2022 si dhe një shtetasi tjetër, Ferit Muça.
Çapja dyshohet për disa veprat penale si Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Pasuritë për të cilat kërkohet konfiskim:
Tokë (arë) me sipërfaqe 500 m², në Udenisht, Pogradec, në pronësi të Ferit Muçës.
Ndërtesë ekonomiko-sociale, njëkatëshe, me truall 36.2 m² dhe ndërtim 25.73 m², në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të Fejzulla Ramazan Çapias (babai i Florenc Çapias).
Tokë, truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe totale 1,756 m², truall 450 m² dhe ndërtesë 214 m², në pronësi të Fejzulla Ramazan Çapias dhe Xhemile Bajram Çapias (prindërit e Florenc Çapias).
Godinë banimi, truall 498.8 m², ndërtim 293.8 m² (dy kate dhe një kat nëntokë), në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të Fejzulla Ramazan Çapias.
Truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe totale 360 m² dhe ndërtesë njëkatëshe 120 m², në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të Bledar Mefail Muçës.
Tokë (arë), me sipërfaqe 720 m², në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të Fejzulla Ramazan Çapias dhe Xhemile Bajram Çapias.
Tokë (arë), me sipërfaqe 764 m², në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të Fejzulla Ramazan Çapias dhe Xhemile Bajram Çapias.
Tokë (arë), me sipërfaqe 1,380 m², në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të Fejzulla Ramazan Çapias dhe Xhemile Bajram Çapias.
Automjet, marka Audi, modeli A8, viti i prodhimit 2008.
Subjekti ekonomik “Fejzulla Çapia” (P.F.), me aktivitet “Lavazh Bar-Kafe”, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan.