“Makinë maskarallëku”/ E tradhoi bashkëshorten dhe u ndanë? Reagon për herë të parë aktori Arben Derhemi: Kam dy vite e gjysmë i ndarë, doja ta…



Aktori i njohur dhe mjaft i dashur për publikun Arben Derhemi ka thyerë heshtjen për thashethemet që kanë qarkulluar kohët e fundit, lidhur me tradhtinë dhe ndarjen nga bashkëshortja e tij.

Në media të ndryshme shkruhej se, Arben Derhemi i ka dhënë fund martesës së tij disavjeçare me gazetaren dhe psikologen, Iva Korumi, kjo për shkak të tradhtisë së aktorit.

Për këtë thashethem që tërhoqi shumë vëmendjen e publikut, Arbeni ka vendosur më në fund të flas dhe të tregojë si qëndron e vërteta. Në një intervistë së fundmi ai është shprehur se ndarja nga ish-bashkëshortja e tij ka ndodhur 2 vite më parë dhe atëherë ndarja e tyre u mbajt larg mediave.

Është e gjitha një gënjeshtër e madhe sepse unë kam kohë që jam ndarë, kam gati dy vjet e gjysmë. Nuk e kuptoj, e gjitha ishte si me urdhër, e gjitha ishte e makinuar nga një makineri e çuditshme thashethemi, maskarallëku që nuk më bën shumë përshtypje sepse kam dëgjuar shumë gjëra për miq, shokë të mitë të cilët i njoh shumë mirë, i di shumë mirë. Por këtë radhë ishte shumë e çuditshme sepse e kam mbajtur larg jetën time private, larg televizionit, larg revistave, larg gjithçkaje sepse është e imja dhe e atyre që kanë qenë rreth meje. Kuptohet që ish-bashkëshortja ime ka të drejtën e vet që të revoltohet për një gjë të tillë sepse duam të mbajmë diçka jashtë kësaj. U vendos një moment që ne të ndahemi dhe kaq, s’ka asgjë të çuditshme“.