Makina përplas turmën në Mynih, 20 të plagosur – Shoferi, një azilkërkues afgan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Mynihut, ku një makinë ka hyrë mes një turme qytetarësh, duke lënë të paktën 20 persona të plagosur. Sipas raportimeve, disa prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë.

Policia gjermane ka konfirmuar se shoferi i makinës është një 24-vjeçar azilkërkues nga Afganistani, i njohur më parë për autoritetet për vepra penale të lidhura me vjedhje dhe drogë.

Zyrtarët po hetojnë ngjarjen për të sqaruar motivet dhe rrethanat e incidentit. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe ambulancat që po ofrojnë ndihmën e parë për të plagosurit. Autoritetet kanë mbyllur zonën dhe kanë bërë thirrje për shmangien e panikut.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse ngjarja ka qenë një aksident apo një sulm i qëllimshëm.