Makina përplas turmën në Los Anxhelos, mbi 20 të plagosur – 10 në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në East Hollywood, Los Anxhelos, ku një automjet është futur mes një turme njerëzish, duke shkaktuar dhjetëra të plagosur.

Sipas njoftimit zyrtar të Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit (LAFD), më shumë se 20 persona janë lënduar, ndërsa katër deri në pesë prej tyre ndodhen në gjendje kritike. Po ashtu, tetë deri në dhjetë janë në gjendje të rëndë, ndërsa rreth 10 deri në 15 persona kanë marrë plagë më të lehta.

Incidenti ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit me orën lokale, dhe menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ekipe të shumta emergjence, të cilat kanë nisur triazhimin dhe transportin e të plagosurve drejt spitaleve më të afërta.

Autoritetet janë duke hetuar rrethanat e aksidentit, ndërsa nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një përplasje aksidentale apo të qëllimshme. Në vendngjarje ndodhen edhe forcat e policisë, të cilat po mbledhin prova dhe dëshmi nga qytetarët e pranishëm në momentin e ngjarjes.