Makina përplas për vdekje kalimtarin në Astir

Aksident me pasojë vdekje në zonën e Unazës së Re në kryeqytet.

Shtetasi P.M duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar për vdekje një shtetas, i cili ende nuk është identifikuar.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 02.04.2023 rreth orës 19:20, në Unazë të Re, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një shtetas, ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave te aksidentit.