Makina përplas motorrin, 45-vjeçari humbet jetën në spital, arrestohet autori (EMRAT)
Aksident me pasojë vdekje në fshatin Darragjat në Shkodër.
Viktimë ka mbetur Paulin Pashuku, drejtues i një motomjeti që drejtohej nga Xhovan Palaj, tashmë në prangat e policisë.
Mjeti që drejtohej nga 31-vjeçari ka përplasur motorrin e 45-vjeçarit, i cili nga përplasja ka marrë plagë të rënda duke humbur edhe jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Shkodër/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, për një aksident në fshatin Darragjat, ju informojmë se: Në përfundim të veprimeve të para procedurale, Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor,” shtetasin Xh. P., 31 vjeç.
Automjeti që drejtohej nga 31 vjeçari është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi P. P., 45 vjeç.
Si pasojë e përplasjes shtetasi P.P., ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.