Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec ku një makinë tip ‘Benz’ ka përplasur një këmbësore në vijat e bardha. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Lin pranë fshatit Udënisht.
Mësohet se këmbësorja është një grua rreth të 60 tave e cila është transportuar në spitalin e Pogradecit me plagë të shumta në trup dhe ende nuk dihet gjendja e saj. 60 vjeçarja ka qenë duke kaluar nga një krah i rrugës në tjetrin kur mjeti e ka përplasur. Policia mbërriti në vendngjarje, ndërkohë që pak metra më tutje janë prëplasur dy mjete të tjera por pa të lënduar.
Dyshimet e para për të dyja aksidentet shkak është shpejtësia dhe lagështira.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ