Makina përfshihet nga flakët, tymi mbulon zonën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Një makinë është përfshirë nga flakët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë këtë të mërkurë.

Mësohet se makina është tip “Fiat” me targa italiane, ndërsa në mjet po udhëtonin një çift.

Në makinë ndodhej një shtetase shqiptare që jeton në Itali, e cila kishte ardhur me pushime në vendlindje.

Sipas informacioneve paraprake , shkak për zjarrin dyshohet një shkëndijë elektrike.

Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje, ndërsa është bërë e mundur fikja e zjarri.