Makina përfshihet nga flakët në Durrës! Ishte në lëvizje

Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme ndërsa ishte në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15 në afërsi të Torrës Veneciane, në qytetin e Durrësit.
Sipas burimeve nga vendngjarja, automjeti ishte i pajisur me sistem benzinë-gaz dhe dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Drejtuesi i mjetit ka arritur të largohet në kohë nga automjeti, ku më pas ka marrë edhe ndihmën e parë mjekësore.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse dhe Policia Bashkiake, të cilat kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nga ngjarja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.