Makina pa targa dhe me numrin e shasisë të hequr gjendet e shkrumbuar në fshatin Grudë në Shkodër, dyshimet e para
SHKODER
Një automjet i dyshimtë, pa targa dhe me numrin e shasisë të hequr është djegur në orët e mbrëmjes të 27 janarit në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi në fshati Grudë të njësisë Rrethina pjesë e bashkisë Shkodër. Automjeti është shkrumbuar nga flakët në një rrugë dytësorë ku nuk ka thuajse asnjë lëvizje dhe në një orë të vonë.
Mësohet se menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse të Shkodrës të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve. Nga dyshimet e para të repartit zjarrfikës mendohet se zjarri në këtë automjet është i qëllimshëm. Ndërkohë në vendngjarje mbërritën edhe forcat e policisë duke nisur hetimet për këtë automjet të dyshimtë. Nga verifikimet e policisë rezulton se kjo makinë është braktisur nga persona ende të paidentifikuar dhe më pas është djegur me benzinë duke u shkrumbuar plotësisht.