Makina merr zvarrë këmbësoren, në gjendje të rëndë në spital

Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Korçë – Pogradec në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Bulgarecit”.

Një mjet ka përplasur një këmbësore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

E plagosura gjendet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

E dëmtuara është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës dhe ndodhet në sallën e reaminacionit nën kujdesin e shërbimit mjekësor.

Policia po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit të përshirë në këtë aksident e për këtë po kontrollohen gjithë kamerat e sigurisë të bizneseve përgjatë aksit rrugor nacional.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, në fshatin Bulgarec, një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësoren, shtetasen S. Q., rreth 65 vjeç, banuese në Bulgarec.

65- vjeçarja po mer ndihmë mjekësore në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, kapjen e vënien në praga të autorit të aksidentit si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.