Makina e djegur në Pogradec i përkasin një ish efektivi policie, Leonard Dervishallari

Një automjet tip “Volsëagen”në pronësi të shtetasit Leonard Dervishallari, ish-efektiv policie i është djegur banesa në orët e para të kësaj të hënë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Rrëmenj Pogradec rreth orës 01:30 të mëngjesit.

Fillimisht policia tha se mund të ketë qenë aksidentale, ku deklaroi se makina ka 15 ditë që nuk ka lëvizur nga shtëpia e tij, duke e përjashtuar mundësinë e një djegie aksidentale.

Nga komunikimi telefonik me të ka deklaruar se makina ka 15 ditë që nuk lëviz nga shtëpia e tij, duke e përjashtuar totalisht mundësinë e një djegie aksidentale

Sipas Dervishllarit, ka dyshime se zjarri është vendosur në automjet, ndërkohë për këtë gjë ka bërë denoncimin e tij pranë komisariatit të Pogradecit për dyshimet që ka por pa dhënë detaje

Policia ka ngritur grupin hetimor dhe po heton për këtë ngjarje