Makina del nga rruga në Fushë Arrëz, vdes shoferi

Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Kryezi-Iballë”, në vendin e quajtur “Laku i Ballcit”.Si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, dhe daljes së tij nga rruga, ka humbur jetën 40-vjeçari Shkëlzen Lleshaj.

Për shkak të dëmtimeve, 40 vjeçari ka humbur jetën, ndërkohë që është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për nxjerrjen e trupit të tij nga mjeti.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:30, në aksin rrugor “Kryezi-Iballë”, në vendin e quajtur “Laku i Ballcit”, shtetasi Sh. Ll., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi Sh. Ll. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Check Also

Dalin përgjimet! Francesco Becchetti mashtroi dhe bleu gjyqtarët, Shqipëria gjeti provat dhe e çmontoi skemën me hetues privat!

Përgjime, intervista me bashkëpunëtorë të ngushtë të Francesco Bechettit që e demaskojnë atë si ndërues …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *