“Makiazhi mbi fytyrën e korrupsionit nuk e ndryshon realitetin e keqqeverisjes”, Bardhi reagon pas deklaratës së Ramës

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga Tepelena për riorganizim të procesit qeverisës.

Bardhi deklaron se makiazhi mbi fytyrën e korrupsionit nuk e ndryshon realitetin e keqqeverisjes që po vuajnë çdo ditë qytetarët. Sipas tij, e vetmja zgjidhje është largimi i Edi Ramës dhe mbajtja e tij përgjegjës për korrupsionin dhe lidhjet me krimin e organizuar.