“Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës”, Rama: Ftesë për të shijuar alpet!
- 15 November, 2024
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar disa pamje nga Vermoshi i zbardhur nga dëbora e parë për këtë sezon në veriun e vendit.
Përmes një postimi në “Facebook”, Kryeministri Rama i quan pamjet si “magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës së parë”.
Sipas tij, kjo është një ftesë ndjellëse për të shijuar alpet gjatë dimrit falë aksesit të lehtë rrugor.
“Mirëmëngjes, dhe me magjinë e Vermoshit nën vellon e dëborës së parë si një ftesë ndjellëse për të shijuar alpet edhe gjatë dimrit falë aksesit të lehtë rrugor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ