Magjia e karnavaleve në Shkodër tërheq qindra vizitorë! Paradë me maska dhe kostume shumëngjyrëshe

Karnavalet e Shkodrës e kanë kthyer kryeqendrën e veriut në një pikë referimi gjatë këtyre ditëve.

Festa e karnevaleve ka sjellë në Shkodër vizitorë jo vetëm nga vendi, por edhe të huaj, të cilët kanë shijuar këtë ngjarje. Eduardo është nga Meksika dhe ka mbi një muaj që ndodhet në Shqipëri, por ka ardhur enkas në Shkodër për të marrë pjesë në festën e karnevaleve.

“Jam nga Meksika, unë kam rreth një muaj që ndodhem në Shqipëri. Sot erdha së bashku me një grup mikesh nga vende të ndryshme të botës për karnevalet. Janë të mrekullueshme. Sidomos kjo muzikë latine në sfond. Kanë shumë ngjashmëri me karnevalet që mbahen në Meksikë. Unë po kënaqem.”

“Jam nga Shtetet e Bashkuara, po kënaqem, më pëlqen shumë kjo atmosferë dhe erdhëm nga Tirana që të marrim pjesë në karnevale.”

Karvani me statujat butaforike, me disa nga simbolikat e qytetit të sjella në një formë shpotitëse, kaloi nëpër rrugët e Shkodrës.

Për shefen e kulturës në Bashkinë e Shkodrës, Sara Smaja, këto ditë kanë qenë të mbushura me atmosferë dhe ngjyra.

Peter është 7 vjeç, është nga Mali i Zi dhe ai tregon se çka i pëlqen më së shumti nga karnevalet. Madje ai mundohet me gjeste të tregojë.

“Jam 7 vjeç, më pëlqyen më së shumti këta fëmijët që bëjnë fletën…”

“Jemi nga Podgorica dhe erdhëm me familjen të kalojmë një ditë në Shkodër. Po kënaqemi, me ngjyrat, me maskat, me gjithçka.”

Karnavalet e Shkodrës kanë zanafillën e tyre në vitin 1860, për t’u ndërprerë pas vitit 1945 dhe për t’u rikthyer edhe një herë në fillim të viteve ’90.