VIDEO/ Magazina si ‘shtëpi bari’ në Korçë, 60 kg kanabis gati për shitje, arrestohen edhe gra
Një magazinë me lëndë narkotike dhe armë është zbuluar në fshatin Voskop në Korçë ndërsa disa persona kanë përfunduar në pranga.
Burime nga policia bëjnë me dije se sasia e lëndës narkotike është rreth 60 kg me canabis sativa të bërë gati për shitje, ndërsa ka më tepër se 100 rrënjë të cilat kanë qenë me canabiss i njomë me boçe dhe kërcell.
Personi kryesor që dyshohet të jetë ai që organizonte punën në këtë magazinë, duke punësuar persona për ta përpunuar e për ta bërë gati për shitje, është një banor nga Voskopi, i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Nga ana tjetër po hetohet nëse ka persona të përfshirë nga qarku juglindor dhe qarqe të tjera që dyshohet të ketë ardhur lënda narkotike në fshat.
Sasia është e konsiderueshme dhe është duke u peshuar ndërkohë që në pranga janë 6 persona deri tani mes tyre edhe gra.
NJOFTIMI I POLICISE
Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Voskopi”.
Arrestohen pronari i magazinës dhe bashkëpunëtori i tij.
Sekuestrohen 195 kg lëndë narkotike cannabis sativa (bimë në proces tharjeje), që u gjetën në ambientet e magazinës dhe pajisje që shërbenin për tharjen dhe përgatitjen e lëndës narkotike për shitje.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, gjatë kontrolleve intensive në territor dhe në ambiente të mbylluara, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë siguruar informacion për përshtatjen e një ambienti për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e lëndës narkotike për shitje. Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Voskopi”, kanë ndërhyrë menjëherë në ambientet e magazinës në pronësi të shtetasit A. D., në fshatin Voskop, ku kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasit:
G. G., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”;
Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.