Macron: Shqipëria ka një udhëheqje të fortë, Rama mori mandat të qartë qeverisës. Do të jeni pjesë e BE-
Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë fjalës së tij në forumin ekonomik “Invest in a connected Europe” në Tiranë, vlerësoi udhëheqjen e fortë të kryeministrit Edi Rama dhe theksoi se fitorja në zgjedhjet e 11 majit i dha atij një mandat të qartë qeverisës.
Macron premtoi se Parisi dhe Berlini do të mbështesin Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Emmanuel Macron: Këtu në Shqipëri, qartësisht keni në fakt pikën hyrëse në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë, është një pikë kyç në Mesdhe dhe në Europë. Ju inkurajoj të investoni në Shqipërisë sepse keni një udhëheqje të fortë dhe nuk flas vetëm sepse është miku im por se ka sjellë rezultate. Dhe në dy vitet që vijnë, duke qenë se ka një mandat të qartë, do të jenë pjesë e BE-së.
Të jeni të sigurt se ne si Europianë do të japim rezultate. Duke qenë se kemi një linjëzim të fortë mes Francës dhe Gjermanisë. Ju lutem investoni në Europë se kemi nevojë për besimin tuaj, për investimet tuaja, në mënyrë që të realizojmë këtë agjendë kaq ambicioze se është agjenda e duhur jo vetëm për europianët por edhe për rajonet e tjera për të krijuar sa më shumë stabilitet.